Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka thënë se do t’i dorëzojë të gjitha pasaportat e tij, nëse Demarkacioni nuk kalon.
Ai kishte marrë me veti në Kuvend pasaportën e tij dhe të disa familjarëve, andaj tha se nuk ka nevojë për lejën e askujt për të udhëtuar.
Ai ka thënë se ka përgjegjësi morale dhe individuale dhe se do të veprojë çka i thotë zemra, e jo partia.
“Kam pasaportë diplomatike, pasaportë me vizë shëngen. Pse me ma ndalu ambasada, kur unë e ndaloj vetën. Nuk e shoh të arsyeshme me u bë histori. S’është që s’na dojnë të mirën ndërkombëtarët. Mos me ja pru punën ambasadorit me na thënë disa herë me votu. S’ka rëndësi a më quajnë tradhtar, se jam mësu. Brenda ditës jam hero, në mbrëmje tradhtar”, tha Tahiri.
Ai tutje shtoi se vizat e tij ia mundësojnë të udhëtojë pa e pyet fare as kryeministrin, deputetët apo këdo.
Por, e pranojë se ndonëse do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit, ajo është e lëmshtë.
“Ju kisha thënë deputetëve dorëzoni pasaportat tani mendojeni votën e juaj. Nuk shkon me prit me muaj për viza. Vetëvendosjen e çmoj për kundërshtinë, por me këto zhvillimet e fundit edhe VV i ka bë të dyshimta popullatën. Duhet me i besu dikujt, sun dal ma i meçëm se këta që janë këtu”, përfundoi Tahiri.