Terroristi që sulmoi Ambasadën në Podgoricë ishte i dekoruar nga Millosheviqi

Aktuale

Terroristi që sulmoi Ambasadën në Podgoricë ishte i dekoruar nga Millosheviqi

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:50
Dalibor Jaukoviç

Policia malazeze dyshon se Dalibor Jaukoviç (43-vjeçar), është personi që hodhi bombën në oborrin e Ambasadës amerikane gjatë natës së mbrëmshme dhe pastaj vdiq në një shpërthim tjetër, raportojnë mediet malazeze.

Jaukoviç ka jetuar në Podgoricë dhe është i lindur në Kraljevo.

“Nuk ka viktima të tjera në shpërthim, dhe motivi është ende i panjohur”, raportojnë mediat.

Në profilin e tij në Facebook, shihet se Jaukoviq ishte nderuar me medalje për merita në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.
Jaukoviç iu dha medalje për “angazhim të jashtëzakonshëm në kryerjen e detyrave në mbrojtje të vendit”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat