Çfarë po fusin deputetët e Vetëvendosjes brenda sallës së Kuvendit

Aktuale

Çfarë po fusin deputetët e Vetëvendosjes brenda sallës së Kuvendit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:13
Deputetët e Vetëvendosjes

Brenda pak minutash pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës për të ratifikuar marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.

Deri tani, është Vetëvendosje ajo që ka shprehur hapur kundërshtimet ndaj demarkacionit, duke thënë se deklarata e fundit mes presidentëve është vetëm një mashtrim dhe se nuk përbën obligim korrektimi të kufirit me Malin e Zi.

Disa deputetë të VV-së janë parë duke bartur në sallën e Kuvendit disa materiale, ku shkruhet “Peticion”. Nuk dihet se çfarë peticioni është ky, por VV-ja mund ta përdorë si argument peticionin e vitit 2015 kundër demarkacionit dhe Asociacionit, të cilin e kishin nënshkruar mbi 200 mijë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat