“Godet” Delawie: Çudi sa shumë po punoni për t'i mbajtur të izoluar qytetarët

Aktuale

“Godet” Delawie: Çudi sa shumë po punoni për t'i mbajtur të izoluar qytetarët

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka kritikuar për izolimin e qytetarëve të Kosovës.

Përmes një cicërime në Twitter, ai ka thënë se është e çuditshme se si shumë njerëz po punojnë që t’i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës, përcjell Bota sot.

“Është e çuditshme se sa shumë po punojnë disa njerëz për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës larg udhëtimit në Evropë!”, ka shkruar ambasadori amerikan, në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, Delawie në një shkrim të mëhershëm ka bërë thirrje që të votohet demarkacioni.

“Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat