Deputetja e VV-së: Presidenti dhe kryeministri po rrejnë, ata po i mashtrojnë qytetarët

Aktuale

Deputetja e VV-së: Presidenti dhe kryeministri po rrejnë, ata po i mashtrojnë qytetarët

Nga: N.H Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 22:14
Donika Kadaja dhe Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qeveritare  te cilët nuk po kanë vullnet ta ndalojnë ketë  marrëveshje te  dëmshme, sipas saj, po na flasin sot për vullnetin e tyre dhe atë  te  Malit te  Zi për ta përmirësuar pasi te  jete  ratifikuar.

Pacolli thotë se presidenti dhe kryeministri po rrejn  dhe po i mashtrojnë qytetarët.

“Presidenti dhe kryeministri po rrejnë . Ata po i mashtrojnë  qytetarët. Ne  emër te  liberalizimit te  vizave po falin territorin e Kosovës, ujin e Kosovës dhe sigurinë  e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ja postimi i plotë i saj:

Këta qeveritare  te  cilët nuk po kane  vullnet ta ndalojnë ketë marrëveshje te  dëmshme po na flasin sot për vullnetin e tyre dhe atë te  Malit te  Zi për ta përmirësuar pasi te  jete  ratifikuar.

Presidenti dhe Kryeministri po rrejnë . Ata po i mashtrojnë qytetarët. Ne  emër te  liberalizimit te  vizave po falin territorin e Kosovës, ujin e Kosovës dhe sigurinë e Kosovës.

Deputetët vendosin nesër:

1. Te  mbrojnë territorin e Republikës se  Kosovës apo

2. Te  falin territorin, ujin dhe sigurinë e Republikës se  Kosovës

Unë  do te  votoj kundër kësaj marrëveshje te  dëmshme.

Une  do te  votoj, ashtu siç me  obligon Kushtetuta, për te  mbrojtur territorin e Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat