Reagon Krasniqi: Që 3 vjet protesta e gaz, e tash po i besoni marrëveshjes së presidentëve

Aktuale

Reagon Krasniqi: Që 3 vjet protesta e gaz, e tash po i besoni marrëveshjes së presidentëve

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 21:12
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Në kuvend nesër do të mbahet seanca për Demarkacionin me Malin e Zi.

E në lidhje me këtë çështje, Albert Krasniqi nga KDI thotë se opozita thotë se ka hedhur gaz dhe ka organizuar protesta e peticione, pasi nuk kanë besuar se Mali i Zi do ta zbatojë pikën 7 të marrëveshjes, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këta po i besojnë tani marrëveshjes së presidentëve, e vila nuk e ka peshën juridike si marrëveshje e ratifikuar nga Kuvendet e dy shteteve.

Postimi i tij i plotë:

Tash po thotë që e kemi kontestu që tre vite demarkacionin, kemi hedh gazlotsjellës, kemi organizuar peticione e protesta, pasi nuk kemi besuar që pika 7 e marrëveshjes së demarkacionit që flet për rishikimin e vijës nëse dalin fakte të reja, do të zbatohet nga Mali i Zi.

Besimi është kthy kur është arritur nënshkrimi i Deklaratës në mes të dy presidentëve. Dmth më shumë po i besojnë kësaj deklarate të presidentëve, e cila nuk e ka peshën juridike ashtu siç e ka një marrëveshje e ratifikuar nga Kuvendet e dy shteteve.

Për më tepër, kjo mungesë e besimit po del të ketë qenë e paarsyeshme, pasi Maili i Zi ka treguar dhe po vazhdon të tregoj gatishmëri për rishikim, gjithmonë nëse ka fakte të reja të cilat për këtë periudhë kohore nuk arritëm t’i paraqesim bindshëm.

Edhe mungesa e besmit dhe aftësisë për të marrë vendime në kohën e duhur bartë në vete përgjegjësitë e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat