Në prag të seancës, reagon Ilir Deda: A jeni more në tokë të bukës?

Aktuale

Në prag të seancës, reagon Ilir Deda: A jeni more në tokë të bukës?

Nga: P.R Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 21:02
Deputeti nga Alternativa, Ilir Deda

Deputeti nga Alternativa, Ilir Deda, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet marrëveshja për demarkacion.

“Në prag të mbajtjes së seancës së Kuvendit për demarkacion, Qeveria e ka sjellë projektligjin KONTRADIKTOR për ratifikim, sepse përmban:

1. Marrëveshjen e 2015;

2. Raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqaj që thotë që marrëveshja e 2015 është vepër penale dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës; dhe

3) Deklaratën e Kosovës dhe Malit të Zi, juridikisht e obligueshme për të dy shteter, e obligon Trupin e Përbashkët Punues që ta korrektojë kufirin në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, pasi të ratifikohet marrëveshja e 2015 (deklaratë që pranon që marrëveshja për demarkacion e 2015 është bërë gabim në këto dy pika).

Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim.

A jeni more në tokë të bukës?”, ka shkruar Deda, përcjellë ”Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat