Nisma nesër voton pro demarkacionit

Aktuale

Nisma nesër voton pro demarkacionit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 20:40
Mbledhja e NISMËS Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nesër në seancën e jashtëzakonshme, ku do të votohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, pas arritjes së aneks-marrëveshjes mes dy vendeve, deputetët e Nismës Socialdemokrate do të votojnë pro këtij projektligji.

Njoftimi i Nismës Socialdemokrate:

Kryesia Qendrore e NISMËS Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u bisedua për zhvillimet aktuale politike në vend.

Në mbledhjen e sotme, me theks të veçantë u diskutua për Aneks-marrëveshjen mes dy vendeve Kosovë-Mali i Zi, e cila i hap dyert ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si një ndër kushtet e fundit të BE-së për liberalizimine vizave.

Kryetari Limaj në këtë takim tha se është momenti i fundit për t'i dhënë epilog kësaj çështje, përmes votimit të saj në Parlament.

Kryesia Qëndrore e NISMA-s i dha përkrahje kësaj iniciative, duke marrë vendim për të votuar pro ratifikimit të marrëveshjes në seancën e nesërme të Kuvendit e Republikës së Kosovës.

Nesër, në seancën e jashtëzakonshme, ku do të votohet projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, pas arritjes së Aneks-marrëveshjes mes dy vendeve, deputetët e NISMËS Socialdemokrate do të votojnë pro këtij projektligji.

NISMA Socialdemokrate kërkon nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë pro, në mënyrë që të ratifikohet ky projektligj, i cili është në interes të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat