Fisnik Ismaili tregon qëndrimin për demarkacionin: Edhe 700 demarkacione nuk i heqin vizat

Aktuale

Fisnik Ismaili tregon qëndrimin për demarkacionin: Edhe 700 demarkacione nuk i heqin vizat

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 20:22
Fisnik Ismaili

Nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca për Demarkacionin me Malin e Zi.

E deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij për këtë çështje, për të cilën kështu burgosur dy herë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se demarkacioni nuk është kusht për liberalizim por luftimi i korrupsionit dhe se edhe 700 demarkacione nuk do të mund t’i heqin vizat.

Postimi i plotë:

Është shumë e qartë se kushti kryesor për liberalizim vizash është ndalja e korrupsionit, jo demakracioni. Me e pasë qeto qeveri përnime, kishin mujtë me e ndalë korrupsionin qe 3 vjet që po zhagitet demarkacioni, edhe nesër garant disa deputetë më shumë kishin votue për hatër të liberalizimit, se krejt e kishin dijtë që ky është kushti i fundit për me iu hjekë izolimi Kosovës.

Për mue hiçgja s'ka ndryshue në raport me demarkacionin: as vetë demarkacioni, e as qëndrimi im për të, për të cilin hangra burg dy herë.

As për ty hiçgja s'ka me ndryshue, kaloi nesër, apo jo. Sa t'ka korupsion, more edhe 700 demarkacione s'kanë me ti hjekë vizat.

Mos mbaj ymyt në përralla që po ti shesin këta në qeveri, bashkë me veglat e tyne mediatike. Izolimi e mjerimi kanë me vazhdue, sa të janë qata qaty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat