Reagon ashpër Selimi: Nesër ose humbet, ose mbrohet territori i Kosovës

Aktuale

Reagon ashpër Selimi: Nesër ose humbet, ose mbrohet territori i Kosovës

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 20:10
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar procedimin në Kuvend të Marrëveshjes e demarkacionit me Malin e Zi.

Në postimin e tij në Facebook, Selimi ka shkruar se “kushdo që thotë se marrëveshja ka ndryshuar me Deklaratën Thaçi-Vujanovic ose që thotë mund të ndryshoje marrëveshja pas ratifikimit, po mashtron, po manipulon dhe po tenton ta fsheh dëmin që po pëson Kosova”.

Postimi  i plotë:

Neser duket se do te procedohet ne Kuvend Marrveshja per Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e 26 Gushtit 2015.

Krejte cka po proklamohet se ka ndryshuar marrveshja eshte genjeshter dhe tendence per ta ambalazhuar vepren penale te Thacit e kryer me 26 Gusht 2015.

Nuk ka ndryshuar marrveshja por kane ndryshuar njerezit qe dikur e kundershtuan e tash e hangren pazarin e Thacit.

Neser, ose i jepet toke Malit te Zi ose mbrohet teritori i Kosoves. Prandaj duhet t'i themi JO kesaj marveshje.

Kushdo qe thote se marrveshja ka ndyshuar me Deaklaraten Thaci-Vujanovic ose qe thote mund te ndryshoje marveshja pas ratifikimit, po mashtron, po manipulon dhe po tenton ta fsheh demin qe po peson Kosova.

Ketu nuk ka mes, ose e mbrojme ose e humbim ate toke Kosove. Kaq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat