Aktivisti i shoqërisë civile, Jusuf Thaçi kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër Marrëveshjes së Demarkacionit.
Në një koment në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar s me këtë marrëveshje, Kosova humb territor.
“Një shtet që nuk mund ta ndalë demarkacionin e gabuar përmes mos-ratifikimit të marrëveshjes bazë, nga ai shtet nuk mund të pritet se do ta korrigjojë demarkacionin e gabuar përmes ankes-marrëveshjes. Kështu që, e vetmja garanci që Kosova nuk do të humbë territor me Malin e Zi është mos-ratifikimi nga Kuvendi i Kosovës i marrëveshjes ekzistuese për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të mërkurën ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të enjten ku si pikë e rendit të ditës do të jetë, Projektligji për Marrëveshjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.