Anëtari i AAK-së del kundër Haradinajt: Korrigjimi i kufirit me Malin e zi, nuk është i qartë as i sigurt

Aktuale

Anëtari i AAK-së del kundër Haradinajt: Korrigjimi i kufirit me Malin e zi, nuk është i qartë as i sigurt

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 18:42
Ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike dhe anëtari i AAK-së, Muhamet Kelmendi ka folur për marrëveshjen e re të nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq për demarkacionin.

Kelmendi ka shkruar në Facebook se Kosova dhe Mali i zi do të krijojnë një komision të përbashkët, por është çështje jo e qarte dhe në vetvete nuk përmban asnjë siguri.

Postimi  i plotë:

Cka kuptohet ne aspektin juridik me fjalen korigjim te vijes kufitare ne drejtim te Cakorrit dhe te Kulles?

Fjala korigjim e futur ne deklaraten politike te nenshkruar nga dy vendet, nga Mali i Zi dhe Kosova, perfshin nje ceshje e cila domosdo duhet te korigjihet.

Me kete kuptohen korigjime te ndryshme kryesisht te shprehur ne gjatesi territoriale nga vija kufitare e vendosur me Marreveshjen e vitit 2015.

Nje ceshtje e tille kupton nje kirigjim te vijes kufitare nga nje meter e deri ne permasa pretenduese te Qeverise se Kosoves ne drejtim te Cakorrit dbe Kulles.

Dhe, sa do te jete ky kirigjim, eshte shume veshtire, qe aktualisht te shprehet ndonje mendim.

Pse?

Sepse korigjimi kupton nje meter, por edhe natyrisht disa kilometra, qofte ne drejtim te Kosoves, qofte ne drejtim te Malit te Zi, me perjashtim te drejtimit kah Cakorri dhe kah Kulla.

E tere kjo varet gjithashtu nga vullneti i paleve.

Nga dy shtetet do te krijojne nje komision i perbashket per percaktimin e vijes kufitare.

Ky komision do te analizoj dhe korigjoj vijen kufitate ne drejtim te Cakorrit dhe te Kulles se Zhlepit.

Si do te behet kjo dhe sa do te kemi korigjim dhe a do te kete korigjim, eshte ceshtje jo e qarte dhe ne vetevehte nuk permban asnhe siguri.

Askush nuk mund te thote se do te vehet kufiri ne Cakorr dhe ne Kulle! Deklarata eshte vetem vullnet i paleve.

Te shpreskjme ne me te miren.

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat