Mesazh për familjen Rugova: Ndalojani homazhet Hashim Thaçit te varri i presidentit, ja si duhet të veprojë Teuta me tufën me lule

Aktuale

Mesazh për familjen Rugova: Ndalojani homazhet Hashim Thaçit te varri i presidentit, ja si duhet të veprojë Teuta me tufën me lule

Nga: P.R Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 18:41
Hashim Thaçi

Profesor, Doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar një porosi në drejtim të familjes së presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai ka kërkuar që presidentit aktual, Hashim Thaçit, t’i ndalohen homazhet te varri i presidentit.

“Urgjentishte të ia ndaloni me tutje qe Hashim  Thaçi të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, sepse kjo nuk i bane ndere presidentit Rugova dhe familje se tij dhe, Që vajza e presidentit Ibrahim Rugova Teuta Rugova, tashti deputete ne parlament, te bahet burrereshë e blejë një tufë lulesh  dhe në seancën e parlamentit të ia kthen (sepse ne një seancë Thaçi ia kishte dhuruar një tufë me lule Teutës) mbrapshte atë tufe lule si shenje revolte për ofendimet publike qe ia ka ba të atit”, ka shkruar Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Image
Profesor, Doktor, Binak Maxharraj

Ky është postimi i plotë:

Familjes së respektuar Ibrahim Rugova:

Ndalojani homazhet Hashim Thaçit te varri i  presidentit Ibrahim Rugova.

Dihet se gjatë luftës dhe pas luftës Hashim Thaçi ka qenë dhe ishte një antirugovist i përbetuar. Nuk e duronte assesi autoritetin e ti te cilin në çdo moment mundohej ta shkatërroi u bane disa atentate kundrejt tij. Pas luftës ia vranë shume bashkëpunëtor.

Tashti Hashim Thaçi në një farë libri të porositur për të mujte me e rritë rajtingun e vetë paska shkretu për Ibrahim Rugovën duke e njollos personalitetit e pakontestueshëm te tij, duke e fyer, duke e quajtur si pijanec si serbet, që do të thotë se ia ka vu edhe damkën Serb, është frikacak, defetist njeri qe nuk mund te menaxhonte as kollen e vet. Këto dhe ofendimet tjera kurrë nuk kane qene te papritura nga njeriu i cili është rrite ne ujin e bullicave te Drenicës.,nga njeriu qe nuk dine te menaxhoi shtetin, por dine ta vjedhë nga njeriu i cili tashti me ne fund edhe po fale toke Kosove.

Hashim Thaçi sa për sy e faqe, sa për vota shkonte, jo me dëshirë për të bë homazhe te varri i Presidentit. Lidhur me këtë si qytetar por edhe si njeri nga ajo ane e vendlindjes se Rugovës kam vetëm dy kërkesa për familjen e respektuar Rugova pas këtyre ofendimeve te fundit te Thaçit. Ju lutem që;

1.Urgjentishte të ia ndaloni me tutje qe Hashim  Thaçi të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, sepse kjo nuk i bane ndere presidentit Rugova dhe familje se tij dhe,

2.Që vajza e presidentit Ibrahim Rugova Teuta Rugova, tashti deputete ne parlament, te bahet burrereshë e blejë një tufë lulesh  dhe në seancën e parlamentit të ia kthen (sepse ne një seancë Thaçi ia kishte dhuruar një tufë me lule Teutës) mbrapshte atë tufe lule si shenje revolte për ofendimet publike qe ia ka ba të atit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat