Konjufca: Marrëveshja për demarkacionin shkel integritetin territorial të vendit

Aktuale

Konjufca: Marrëveshja për demarkacionin shkel integritetin territorial të vendit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:20
Glauk Konjufca

Seanca për votimin e ratifikimit të marrëveshjes së Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet nesër në orën 11:00.

Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se Kryesia vendosi që propozimi për shqyrtimin e Projektligjit për Demarkacionin të kalojë dhe do të diskutohet nesër në seancën e Kuvendit.

Konjufca tha se Vetëvendosje e kundërshton këtë marrëveshje sepse shkelet integriteti territorial i Kosovës sepse Komisioni shtetëror i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi ka gjetur gabime në raportin e Komisionit të udhëhequr nga Murat Meha.

“Nëse deputetët e kanë parasysh këtë duhet ta rrëzojnë nesër në seancë”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat