Veseli siguron se votat e PDK-së janë pro demarkacionit

Aktuale

Veseli siguron se votat e PDK-së janë pro demarkacionit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:25
Partia Demokratike e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, siguron se votat e partisë së tij, janë pro demarkacionit. Ai ka thënë se PDK mbetet konsistente në qëndrimin e saj.

"Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi", ka shkruar ai.

Sipas Veselit, edhe një herë sot, me Grupin Parlamentar theksuan nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më parë, me një konsensus të gjerë politik, dhe Kosova të ecë në agjendën e integrimeve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat