Selimi: Dekoratat ishin taktizime gjarpërore të presidentit

Aktuale

Selimi: Dekoratat ishin taktizime gjarpërore të presidentit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:38
Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi sot i komentoi ndarjen e dekoratave nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për një numër të madh personalitetesh në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Selimi i cili e ka refuzuar dekoratën e presidentit, këto vendime i ka quajtur taktika gjarpërore të presidentit Thaçi.  Ai ka shtuar se personalisht nuk do t’i jap rast presidentit për dekorim.

Selimi: Dekorimet ishin taktizime gjarpërore të presidentit

“Unë e di që ai(presidenti) ka dëshirë të mbetet objekt i mediave dhe të flitet shumë për të lidhur me këto taktizime gjarpërore që bën ai(presidenti). Kështu e konsideroj  edhe tërheqjen e mbrëmshme të tij, nga ato, të cilat një herë në media i nxori si dekorime, tash si propozime. Por unë do të them që ato nuk kanë mundur as nuk do të ishin asnjëherë dekorime, sepse unë nuk do t’ia jepja rastin për një gjë të tillë”, ka thënë Selimi. 

Ndryshe, presidenti ka dekoruar për pavarësi personalitetet të ndryshme, për të cilat është bërë debat i gjerë në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat