Veseli: Kosova do të jetë anëtare e BE-së, qytetarët shpejt do të lëvizin lirshëm

Aktuale

Veseli: Kosova do të jetë anëtare e BE-së, qytetarët shpejt do të lëvizin lirshëm

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kosova do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe se qytetarët e saj shpejt do të lëvizin lirshëm, në vendet e BE-së.

Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në ngjarjen përmbyllëse për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës”, organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

Veseli falënderoi BE-në,  që e kanë bërë të mundur këtë projekt,  përmes së cilit kuvendi ka përfituar shumë dhe kanë bërë hapa pozitiv dhe më të shpejtë, në rrugëtimin drejtë BE së. Ndërsa tha se Kuvendi i Kosovës,  ka administratën më profesionale në rajon dhe se po bënë një punë të jashtëzakonshme. .

Veseli: Kosova do të jetë anëtare e BE-së

“Ky projekt i binjakëzimit tani po përfundon me shtetin hungarez. Ne po e fillojmë dhe një projekt menjëherë të mirë po ashtu me shtetin hungarez,  do ta ndërtojmë stadiumin  më të bukur në regjion olimpik, i cili do të jetë në Drenas. Pas tij do të vazhdojmë dhe në Prizren. Kemi dhe shumë projekte. Kosova do të jene anëtare e BE së. Qytetarët tanë do të lëvizin shpejtë lirshëm drejtë vendeve të BE- së.  Ne jemi vend perëndimor. Ne i përkasim Evropës. Ne do t’i kryejmë të gjitha obligimet, që janë në rrugëtimin tonë drejtë BE-së. Do ta kryejmë dhe obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë, përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë, tani e kemi me Malin e Zi. Presim të shkojmë dhe më tutje dhe shpejtë dhe me Republikën e Serbisë, ta kryejmë çështjen e kufirit dhe të njëjtën kohë, Republika e Serbisë ta pranojë realitetin shtet i pavarur e sovran republikën e Kosovës”, tha Veseli.

Ndërkaq shefja e Zyrës në BE, Natalya Apostolova tha se Kuvendi duhet të intensifikojë punën, në përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE.

Apostolova: Kuvendi ta intensifikojë punën

“Me 26 shkurt BE ka publikuar një strategji ku gjashtë vendet Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Maqedoni, Mali i zi, Kosova dhe Serbia e kanë një rrugë të qartë drejtë anëtarësimit në BE. Kjo është një strategji shumë e guximshme, për shkak se përpos konfirmimit të perspektivës evropiane të rajonit, po ashtu i cek dhe prioritetet dhe rrugën të cilët duhet ta kalojnë këto vende.  Strategjia kërkon nga secili vend t’i bëjë reformat e nevojshme. Institucionet kanë një rol të rëndësishëm, në përmbushjen e obligimeve, kryesisht ato që vijnë nga Era dhe nga zbatimi i MSA-së. Megjithatë barra kryesore, do t’i bie Kuvendit, si një forum i cili duhet të ndërtoj konsensus, ndërmjet partive politike dhe komuniteteve. I bëjë thirrje Kuvendit ta intensifikojë punën e vet, për shkak se Kosova nuk ka më kohë të humb. Për me tepër për me arrit një konsensus politik për mbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE, një po litikë e fuqishme dhe punë më e  madhe nevojitet dhe kjo është arsyeja, që BE do të vazhdojë ta mbështesë Kuvendin me asistencës tonë. BE ka përpiluar rekomandimet konkrete se si Kuvendi mund t’i  ngris kapacitete dhe ta përmirësojë punën e vet, në përmbushje ne obligimeve që dalin nga procesi i integrimit në BE”, tha ajo.

Ndërsa Istvan Jakab, zëvendëskryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë tha se Hungaria do të vazhdojë ta mbështes  Kosovën, në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Jakab: Ne do t’iu mbështesim në rrugën tuaj drejt BE-së

“Na nevojitet që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë parlamentare, në mënyrë që të ia mundësojmë Kosovës që të ec përpara,  në rrugën drejtë  integrimit në BE. Rrugë kjo e cila përbëhet prej shumë detyrave. Kosova mund ta arrijë këtë qëllim, në rast se është e bashkuar. Vetëm atëherë kur partitë politike i injorojnë dallimet dhe interesat personale. Prandaj të gjitha forcat politike, duhet të bashkohen me njëra tjetrën, në mënyrë BE ta shoh që Kosova është shumë kredibile dhe e ka vendin në BE.  Kosova duhet të tregoj se është vend, të cilit mund t’i besohet dhe e cila i zbaton angazhimet, të cilat i merr përsipër. Ju mund të merrni vendimet e nevojshme. Çështjet që kanë mbetur të hapura dhe të cilat  iu pengojnë në rrugën drejtë integrimit evropian duhet të zgjidhen. Kjo është e vetmja mënyrë se si ju mund të integroheni në Evrope. BE duhet të vazhdoj ta mbështet këtë p roces, duke bërë hapa konstruktiv dhe për këtë do të ishte e përshtatshme që ta mbështesni  zbatimin e propozimeve, të cilat kanë dalë nga programi i binjakëzimit. Në rast se keni nevojë për mbështetjen e mëtejshme të asamblesë kombëtare të Hungarisë, dëshiroj të iu siguroj që do ta keni këtë mbështetje”, tha ai.

Veseli: Serbia ta pranojë realitetin se Kosova është shtet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se Kosova do të jetë anëtare e BE së dhe se qytetarët duhet të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Do të kryejmë të gjitha obligimet që janë në rrugëtimin tonë drejt BE- së. Do ta kryejmë dhe obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë, përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë tani me Malin e Zi, presim të shkojmë dhe më tutje dhe shpejt dhe me Republikën e Serbisë ta kryejmë çështjen e kufirit dhe të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin - shtet i pavarur e sovran Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai këto komente i bëri me rastin e përmbylljes për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës” nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

Veseli ka falënderuar Bashkimin Evropian që e kanë bërë të mundur këtë projekt përmes së cilit Kuvendi i Kosovës ka përfituar shumë dhe kanë bërë hapa pozitivë dhe më të shpejtë në rrugëtimin drejt BE së.

“Kuvendi ka administratën më profesionale në rajon. Ky projekt tani po përfundon dhe ne po e fillojmë prapë një projekt me shtetin hungarez do ta ndërtojmë stadiumin olimpik në Drenas. Kemi shumë projekte”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat