Dorëshkrimi i rrallë i presidentit Rugova, ky është detaji vogël por shumë domethënës që bie në sy

Aktuale

Dorëshkrimi i rrallë i presidentit Rugova, ky është detaji vogël por shumë domethënës që bie në sy

Nga: P.R Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:58
Ibrahim Rugova

Gruaja e Ukë Rugovës, djalit të dytë të presidenti Ibrahim Rugova, Blerta, në profilin e saj në facebook, ka shpërndarë një dorëshkrim të rrallë të presidentin Rugova.

Sipas Blerta Kllokoqit-Rugovës, ajo që bie në sy, është një detaj i vogël por shumë domethënës për personalitetin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e përmirëson emrin e shënuar “Priština” në letrën e paraprintuar dhe e korigjon atë vetë me dorëshkrimin e tij në “PRISHTINA”. Ai ishte entuziast dhe adhurues fanatik i ndërkombëtarizimit edhe te shkronjave, fjalëve e shprehjeve shqipe”, ka shkrua Blerta, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë i saj:

Një dorëshkrim i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e vizitës së Dr. Otto von Habsburg më 18 Shtator 2004 në Prishtinë.

Çfarë bie në sy?!?!?

Përveç mirënjohjes që Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova shpreh për miqtë e Kosovës ministrin austriak Z. Alois Mock dhe Dr. Otto von Habsburg, bie në sy një detaj i vogël por shumë domethënës për personalitetin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e përmirëson emrin e shënuar “Priština” në letrën e paraprintuar dhe e korigjon atë vetë me dorëshkrimin e tij në “PRISHTINA”. Ai ishte entuziast dhe adhurues fanatik i ndërkombëtarizimit edhe te shkronjave, fjalëve e shprehjeve shqipe.

Lavdi jetës, punës dhe veprës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat