Molliqaj: Nesër Gjykata mund të dëshmojë se nuk është e kapur politikisht

Aktuale

Molliqaj: Nesër Gjykata mund të dëshmojë se nuk është e kapur politikisht

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:36
Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se nesër Gjykata e Apelit e ka mundësinë që të dëshmojë se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë të kapura nga klanet e korruptuara politike.

Procesin ndaj katër aktivistëve të dënuar të VV-së Molliqaj e  ka quajtur të montuar dhe politik.

Postimi i Dardan Molliqajt:

Nesër mbahet seanca në Gjykatën e Apelit për aktivistët tonë të cilët u arrestuan dhe u dënuan pa asnjë fakt të vetëm.

Nesër Gjykata e Apelit e ka mundësinë ta dëshmoj se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë të kapura nga klanet e korruptuara politike.

Procesi i montuar politik ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit dhe Frashërit do të duhej të merrte fund nesër. Duke besuar në pafajësinë e plotë të aktivistëve, shpresoj që Gjykata nesër vendosë drejtë dhe i liron ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat