Thaçi dekoron me medalje presidenciale Shaban Polluzhën

Aktuale

Thaçi dekoron me medalje presidenciale Shaban Polluzhën

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:36
Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen presidenciale atdhetarin Shaban Polluzha(pas vdekjes)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ka dekoruar me medaljen presidenciale atdhetarin Shaban Polluzha(pas vdekjes).

Postimi i Thaçit:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova Komandantin Shaban Polluzha (pas vdekjes) për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryengritja e komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me bashkëluftëtarët e tyre, ishte shprehja më e mirë e mospajtimit të Kosovës me robërinë e re të diktaturës komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore.

Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane themelet i ka në gjakun dhe kontributin e figurave të mëdha historike. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat