Suspendohen dy zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës

Aktuale

Suspendohen dy zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:00
Inspektorati Policor i Kosovës

Ushtruesi i detyrës/kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, në përmbushje të autorizimeve dhe mandatit ligjor, sot ka nxjerrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve të IPK-së, pas dyshimeve se kanë rënë ndesh me ligjin dhe rregulloret e brendshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Të suspenduarit B.R., udhëheqës i Departamentit të Hetimeve dhe Q.B., udhëheqës i divizionit Jugor të Hetimeve, dyshohen se kanë kryer shkelje të rëndë diskredituese, duke shtrembëruar faktet gjatë hetimit të një rasti të ndjeshëm të korrupsionit, ku me veprimet e tyre kanë insistuar në kthimin e zyrtarit që po hetohet në vendin e tij të punës.

Rasti më tej do të trajtohet nga Ekipi Hetimor dhe Komisioni Disiplinor, të cilët do të zhvillojnë procedurat e parapara disiplinore.

Po ashtu lidhur me këto veprime është njoftuar Prokuroria e Shtetit për të trajtuar dyshimet për veprimtari penale, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat