Ish-mjeku i UÇK-së: Jam pro largimit të Haradinajt, është personi kryesor që ka bllokuar vendin

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Jam pro largimit të Haradinajt, është personi kryesor që ka bllokuar vendin

Nga: H.O. Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 08:53
Ramush Haradinaj

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi përmes një postimi në Facebook kakërkuar që tëratifikohet demarkacioni. Ai ka shkruar më tutje se është pro largimit të Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, duke parë si personin kryesor që ka bllokuar vendin.

Ai ka thënë poashtu se e çmon shumë politikën institucionaliste të LDK-së dhe të zotit Isa Mustafa, i cili sipas tij, asnjëherë nuk është mëdyshur të punojë për versionin që tani votohet në parlament.

Postimi i plotë:

RATIFIKONI DEMAFKACIONIN

Porosia ime është që të votohet Demarkacionin me Malin e Zi nga të gjithë deputetët. Jam në favor të idesë për largimin e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak se është personi kryesor që ka bllokuar vendin rreth procesit të integrimit tash e tri vite. Të formohet një qeveri teknike deri në përgatitjet e zgjedhjeve të reja, ose të prishet koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së dhe të zëvendësohet me një koalicion të gjerë ku do t’u jipej mundësia të gjitha partive politike të jenë pjesë e tij, pos AAK-së dhe VV-së të cilat kanë bërë politikë populiste n? dëm të vendit.

Çmoj shumë politikën institucionaliste të LDK-së dhe të zotit Isa Mustafa, i cili asnjëherë nuk është mëdyshur të punojë për versionin që tani votohet në parlament, megjithë obstrukcionin që i kanë bërë disa deputetë të vet dhe sidomos për rolin konstruktiv që ta mbajë dhe ta jetësojë të njëjtin qëndrim edhe tani në opozitë, pavarësisht se u mashtruan aq keq nga ish partneri i tyre qeverisës, PDK dhe Kadri Veseli.

Nuk është e vërtetë se Kosova po humb tokë, por as nuk është e vërtetë se është bërë çfarëdo modifikimi i marrveshjes se demarkacionit përmes deklaratës Thaçi - Vujoviç. Kjo deklaratë m’i ngjan shumë dredhisë se tre të dorëhequrve më 1989 (Ali Shukriut, Rraman Morinës dhe Hysamedin Azemit), të cilët sapo minatorët kishin dalur nga zgafella, pa kurrfarë turpi kishin deklaruar se nuk ishin dorëhequr dhe kishin vazhduar punën në funksionet e veta. Por edhe pse është një metodë identike, ka një dallim eaencial. Atëherë ishte një trik për ta varrosur autonominë e Kosovës, tash është një trik për ta shpëtuar Kosovën nga kauzat fallëse të Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit.

Ratifikimi i këtij demarkacioni do të shënojë një etapë të re të raportit të Prishtinës me Brukselin dhe do jetë një moment i ri për vetë Kosovën që të fillojë të merret seriozisht me cështjen e korrupsionit dhe prioriteteve tjera që tani ka vendi ynë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat