Miftari me akuza shokuese: Vëllai i Thaçit, Gania i spiunonte rregullisht lëvizjet e UÇK-së në UDB

Aktuale

Miftari me akuza shokuese: Vëllai i Thaçit, Gania i spiunonte rregullisht lëvizjet e UÇK-së në UDB

Nga: P.R Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 22:12
Naim Miftari

Ish anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, dhe ish ushtar i UÇK-së, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar akuza të rënda ndaj familjes së presidentit Thaçi, gjegjësisht vëllait të tij, Ganisë.

“Luje mac bishtin e minit... Sylejman Selimi e ka refuzuar dekoratën e presidenti Hashim Thaçi me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë. Hashim Thaci e dekoron dhe e mban në burg Syljeman Selimin interesant kjo jetë pasi pikërisht vllau tjetër i presidentit Hashim Thaqi, Ganija e përcillte i raportonte, spiunonte rregullisht lëvizjet e UÇK në Drenicë në UDB ku përcillnin lëvizjet hap pas hapi të UÇK dhe po ashtu komandantit të UÇK-së, Sulltanin ku kishin përgatit në fund të 1997 atentat në një rast dhe rast tjetër i kishin përgatit arrestim sikurse i banën prit Besim Rames afera e (PENXHERVE) ku Syla Syljeman Selimi kishte shpëtuar nga kthetrat e UDB vetëm fal fatit të tij. Kosovë urime 10 vjetori i pam-varsis”, ka shkruar Miftari në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat