Ish ministri austriak tregon si e zbuloi Austria planin antishqiptar të Millosheviqit

Aktuale

Ish ministri austriak tregon si e zbuloi Austria planin antishqiptar të Millosheviqit

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 21:16
Werner Fasslabend

Një politikan austriak e mban mend shumë mirë se çfarë ndodhi në luftën e fundit në Kosovë.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i qeverisë në Vjenë, Werner Fasslabend, e kujtoi atë periudhë në një intervistë për KK gjatë qëndrimit në festën e Pavarësisë në Prishtinë.

Fasslabend e ka edhe një hise merite për çlirimin dhe më pas shpalljen e shtetit më të ri të Evropës.

Derisa ishte Ministër i Mbrojtjes i Austrisë, që nga 1990 e deri më 2000, vendi i tij ishte ndër të parët që e zbuloi nje operacion të Serbisë.

Bëhet fjalë për planin e quajtur “Patkoi” me të cilin Sllobodan Millosheviqi synonte ta spastronte Kosovën nga shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat