Libri i Thaçit kundër Rugovës dhe rasti i Azem Sylës, reagon ashpër Haki Abazi

Aktuale

Libri i Thaçit kundër Rugovës dhe rasti i Azem Sylës, reagon ashpër Haki Abazi

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 20:36
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka reaguar pasi që rasti i Azem Sylës dhe të tjerët në Rastin Toka do të gjykohet nga gjyqtarët vendas.

Po ashtu, Abazi në shkrimin e tij në Facebook ka shkruar edhe për librin  për Thaçin, për të cilin ka thënë se “ajo se në libër paskan shkruar në mënyrë ofenduese për Rugovën në fakt është gjë e mirë, sepse do të ishte e sikletshme të lexohet diçka e mirë për Rugovën në librin e Thaçit”.

Postimi i plotë:

EULEX eshte hipokrizi dhe paradox i Bashkimit Evropian.

Ne njeren ane po kerkojne luftimin e krimit te organizuar dhe korrupcionit e ne anen tjeter e dorezon rastin e Azem Syles dhe cubave te shitblerjes, kontrabandimit me toka dhe kercnimit dhe korruptimit te zyrtareve te shtetit tek gjykatesit vendor. Ky perveq qe eshte nje sabotim i drejtesise nderkohe verteton qe lidhja me krimin dhe nentoken eshte e perbashket qe nga 1999 kur eshte ndare Mitrovica me tela dhe qekur jane vrare njerezit eminente te procesve te shtetformimit.

Thaci dhe libri i tij dhe dekoratat

Po them i tij se per te nuk shkruan kush perveq ata qe kane pranuar te vendosin emrin e tyre ne nje liber te shokut zylo- cka nuk duron fleta e bardhe. Ne fakt per te duhet shkruar nje liber turpi por qe nuk do te jete e larget dita kur vendi dhe shqiptaret do te lirohen nga kjo klase analfabetesh, njerez qe ende pa e bere shtetin e shiten tek oligarket dhe e perdoren per tavoline bixhozi. Ajo se ne liber paskan shkruar ne menyre ofenduese per Rugoven ne fakt eshte gje e mire, sepse do te ishte e sikletshme te lexohet dicka e mire per Rugoven ne librin e Thacit. Ne librin per paranojakun analfabet dosido nuk do te duhej te kishte asgje te vertete apo leximi i genjeshtrave dhe tentimit per pervetesim eshte forma per te kuptuar se cfare eshte ana e kundert e kesaj genjeshtre.

Mire qe ka ber enje liste te atyre qe ka menduar t'i dekoroje ne fakt e ka bere te lehte se kush jane apo kane qene perkrahesit e tij. Shumica prej tyre jane shkurtpamesit, lepires te pjatave te Thacit dhe qe po ashtu te perbashkten kane fyerjen ndaj Rugoves. Eshte hipokrizi per disa prej tyre qe kane bashkevepruar dhe jane nderfinancuar qe sot te mos pranojne dekoraten e tij. Kjo eshte tradheti ndaj tradhetarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat