Veseli: Nesër në ora 10 mblidhet kryesia e Kuvendit për Demarkacionin

Aktuale

Veseli: Nesër në ora 10 mblidhet kryesia e Kuvendit për Demarkacionin

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:17
Kryesia e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Po ashtu, ai ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit  nesër në orën 16:00.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje. Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat