Haradinaj: Marrëveshja e demarkacionit është në përfundim të finalizimit

Aktuale

Haradinaj: Marrëveshja e demarkacionit është në përfundim të finalizimit

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së dytë të Qeverisë për sot, ka mbajtur një konferencë për media.

Pasi Qeveria miratoi plotësim ndryshimin e ligjit për demarkacionin, Haradinaj është shprehur i bindur se marrëveshja e demarkacionit është në përfundim të finalizimit.

Ai e ritheksoi se seanca për demarkacionin do të mbahet të enjten në ora 11, teksa ka thënë se deklarata e presidentëve, Thaçi e Vujanoviq jep mundësin e rishikimit të marrëveshjes së nënshkruar mes vendeve ku mbajti Kosovën e izoluar.

Tutje, Haradinaj ka thënë se raportimi i Komisionit shtetëror na ka liru terrenin të ecim përpara.

Teksa është pyetur se a do të ketë rishikim të çështjeve teknike, siç është shprehur Mali i Zi, kryeministri ka thënë: “Si do ta quajmë rishikime korrigjojmë neve a vjen mirë që është arritur kjo si do që të quajmë është paraparë rishikim”.

“Marrëveshja e nënshkruar nga Mali i Zi mban në vete raportimin e Komisionit Shtetërorë dhe presidentëve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat