Kongresmeni Eliot Engel viziton Kosovën

Aktuale

Kongresmeni Eliot Engel viziton Kosovën

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 20 shkurt 2018 Në ora: 17:07
Eliot Engel vizitoi Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë

Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel, demokrati nga New York-u, i cili ndodhen në Kosovë, për të marrë pjesë në aktivitetet për festimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, vizitojë të hënën, Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, së bashku me mikun e tij, veprimtarin e dalluar Harry Bajraktari, ku pati takime me udhëheqësit e Ipveshkpisë, Dom Lush Gjergjin.

Ndërsa po të hënën përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel , demokrati nga New York-u, i cili ndodhen në Kosovë, për të marrë pjesë në festimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bëri një homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë,  i shoqëruar nga Harry Bajraktari, ka vizituar edhe kantinën e verës “Stone Castel” në Rahovec, të biznesmenit shqiptaro amerikan Rrustem Geci, ku është takuar me Presidentin e Kosovës, z Hashim Thaqi, dhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Në këtë vizitë sipas medias sociale mori pjesë Ambasadori Philip Riker dhe Drejtori i shërbimit Euro Azia, të Zërit të Amerikës Dr. Elez Biberaj.

Po i shoqëruar nga veprimtari Harry Bajraktari,  ai pritet të martën të vizitojë edhe Shkupin, ku pritet të takohet me liderit shqiptar në Maqedoni.

Eliot Engel, kongresist me ndikim në ligjëvënsin e SHBA,,  është figurë e rëndësishme e proceseve politike në Kosovë, dhe mjaft i njohur në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare, atij më 11 nëntor 2011, nga Komuna e Pejës, Kosovë, i është dhë titulli Qytetar Nderi i Pejës, kurse, Posta e Republikës së Kosovës, në nderim të tij, vitin e kaluar nxori në qarkullim një pullë postare me protretin e Eliot Engel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat