Dalin detajet nga mbledhja, Qeveria ndryshoi Projektligjin për demarkacionin, ja kur mbahet seanca

Aktuale

Dalin detajet nga mbledhja, Qeveria ndryshoi Projektligjin për demarkacionin, ja kur mbahet seanca

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:15
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi. Për kwtw kanë votuan ministrat shqiptarë të kabinetit Haradinaj, ndërsa tre ministrat e komunitetit serb abstenuan.

Projektligji i cili përmban raportin e Komisionit Shtetëror dhe deklaratën e përbashkët të të dy presidentëve, i është dërguar Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë kërkesë që të mbahet seancë e jashtëzakonshme të enjten në ora 11:00, për ta ratifikuar këtë marrëveshje.

Haradinaj: Një dokument janë të gjitha

“Një dokument janë të gjitha, nuk ka dy dokumente. Pra, si është praktika për një ligj çka thirret, çka merr për bazë, pra ky ligj merr për bazë këtë dhe kuptohet në njërën nga nenet shpjegohet çka përmban materia e këtij ligji”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se është marrëveshja në mes të dy presidentëve dhe raporti i komisionit shtetëror, si dhe vullneti politik i institucioneve të Malit të Zi, që kanë krijuar kushte për të ecur përpara.

Ndërsa, i pyetur rreth një deklarate të ministrit të punëve të jashtme të Malit të Zi, ku ai kishte thënë se nuk do të ketë korrigjim thelbësor, por vetëm korrigjime teknike, kryeministri tha se sido që t’i quajnë, janë të identifikueshme se në cilët sektor ndodhin këto korrigjime.

Haradinaj: Janë të identifikueshme në cilët sektor ndodhin këto korrigjime

“Sido që t’i quajmë këto teknike apo substanciale, megjithatë janë të identifikueshme në cilët sektor ndodhin këto korrigjime. Ne na vjen mirë që për Malin e Zi nuk janë çështje që e kthejnë vëmendjen e tyre, pra nuk i marrin me shqetësim dhe për ne është veç një lajm i mirë kjo sido që t’i quajmë. Me rëndësi është që është paraparë rishikimi dhe korrektimi në dy sektorët. Vërtet jemi mirënjohës Malit të Zi për një qasje të tillë  dhe për një vullnet të tillë politik”, tha ai.

Në mbledhje të Qeverisë, po ashtu është miratuar edhe programi kombëtar i Republikës së Kosovës për zbatimin e MSA-së 2018-2022.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhaj ka bërë të ditur se ky program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane dhe është rishikuar për herë të dytë me radhë që nga hyrja në fuqi e MSA-së.

Hoxhaj: Masat afatshkurtra janë në pajtim me kornizën kohore të zbatimit të MSA

“Masat afatshkurtra janë në pajtim me kornizën kohore të zbatimit të MSA-së dhe adresojnë me prioritet fushat prioritare. Programi përmban gjithsej 541 masa, nga të cilat 147 janë masa legjislative dhe 394 janë masa zbatuese. Nga 147 masa legjislative 44 prej tyre janë projektligje. Programi gjithashtu përmban objektiva prioritare afatmesme në secilin kapitull 10 në total, të cilat përcaktojnë një orientim të përgjegjshëm të orientimit të zhvillimit të sektorit përkatës gjatë dhe deri në vitin 2022, me qëllim pra zbatimin e MSA-së dhe kërkesat tjera që dalin nga procesi i integrimit evropian. Kostoja totale e zbatimit të programit për këtë vit është vlerësuar të jetë 229.6 milionë euro, nga të cilat 199.3 milionë janë veç të alokuara nga buxheti shtetëror dhe 30.2 milionë euro nga mbështetja e donatorëve”, tha ministrja.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se janë deklaruar se po punojnë intenzivisht për aplikim për statusin e kandidatit dhe se e vetmja mënyrë për të vërtetuar se e kemi seriozisht është zbatimi i MSA-së.

Haradinaj: Programi kombëtar i Republikës së Kosovës për zbatimin e MSA-së

“Programi kombëtar i Republikës së Kosovës për zbatimin e MSA-së 2018-2022 është materia më e rëndësishme që kemi para vetës. Në vazhdimësi Qeveria e Kosovës do ta ketë në agjendë të punës, Qeveria në çdo takim pune do ta ketë prezent. Ne jemi deklaruar se po punojmë intenzivisht për aplikim për statusin e kandidatit, e vetmja mënyrë me e konfirmua këtë se e kemi seriozisht është zbatimi i MSA-së, pra i obligimeve të dala”, tha ai.

Në këtë mbledhje të Qeverisë së Kosovës, është miratuar edhe shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar. Po ashtu, ka miratuar edhe projektligjin për ratifikimin e traktatit në mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim.

Po ashtu, është miratuar edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për hua në mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e autostradës Kievë-Zahaq. Është miratuar po ashtu strategjia nacionale për siguri në bashkësi dhe plani i veprimit 2018-2023.

E në këtë mbledhje të Qeverisë, kryeministri Haradinaj ka ngritur çështjen se disa persona kanë ndërtuar shtëpi të reja në brendi të fshatit Hade, ku ai tha se të gjitha shtëpitë do të rrëzohen.

Miratohet ndryshimi dhe plotësimi i projektligjit për demarkacionin, Haradinaj kërkon që seanca të mbahet të enjten

Miratohet ndryshimi dhe plotësimi i projektligjit për demarkacionin, Haradinaj kërkon që seanca të mbahet të enjten

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që të enjten të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me Demarkacionin.

Haradinaj tha se shtetit i duhet të ndërmarr një vendim të rëndësishëm, e për këtë kryeministri tha se duhet që të enjten të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Për këtë Haradinaj tha se ka pasur konsensus ndërsa shpreson se do të jenë unik për “këtë vendim të rëndësishëm për qytetarët”.

Miratohet ndryshimi dhe plotësimi i projektligjit për demarkacionin

Qeveria e Kosovës miratoi sot ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Për  votuan ministrat shqiptarë të kabinetit Haradinaj ndërsa ministrat e komunitetit serb abstenuan.

Mbledhja e Qeverisë (Drejtpërdrejt)

Qeveria e Kosovës është mbledhur sërish pasdite ku pikë e rendit të ditës do të jetë plotësim ndryshimi i Projektligjit për Demarkacionin.

Paradite kabineti qeveritar ka votuar për tërheqjen e këtij Projektligji nga Kuvendi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat