SHBA do të ndihmojë Kosovën në avancimin e gjendjes civile

Aktuale

SHBA do të ndihmojë Kosovën në avancimin e gjendjes civile

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:44
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ku u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të ShBA-ve dhe Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen civile të Republikës së Kosovës, për modalitetet me të cilat do të ndihmojë qeveria e ShBA-së, në avancimin e këtij sektori.

Me këtë rast, ministri Sefaj, falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që ShBA i japin MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj.

Në anën tjetër, ambasadori Delawie konfirmoi se përkrahja amerikane do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat