Berisha-Arifit: Je futur në ujëra të turbullta

Aktuale

Berisha-Arifit: Je futur në ujëra të turbullta

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:11
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Social-demokrate, Zafir Berisha ka thënë se bisedimet me Serbinë janë më shumë se teknike.

Ai iu ka drejtuar shefit të negociatave me Serbinë, Avni Arifit duke i thënë se është futur në ujëra të turbullta.

Sipas tij, jo vetëm Asocacioni por tërë marrëveshjet me Serbinë janë anti-kushtetuese.

“Këto bisedime janë gabimi më trashanik që ka bërë Kosova”, është shprehur Berisha.

Në replikë, Arifi i ka thënë se për secilën marrëveshje që dyshohet se ka shkelje kushtetuese ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat