Isufi: Kufijtë e shteteve me shumicë shqiptare po marrin dimensione të reja

Aktuale

Isufi: Kufijtë e shteteve me shumicë shqiptare po marrin dimensione të reja

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:02
Anëtari i Komisionit për Shënjimin e kufijve Shtetëror, Florim Isufi

Anëtari i Komisionit për Shënjimin e kufijve Shtetëror, Florim Isufi ka thënë se kufijtë e shteteve me shumicë shqiptare po marrin dimensione të reja.

Përmes një postimi në facebook, duke komentuar një debat në Shqipëri sa i përket përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ai ka thënë se “si do të përfundojnë kufijtë e shteteve shqiptare do të shihet ne dy deri pesë vitet në vijim”.

Sipas tij, procedurat dhe profesionalizmi nuk po luajnë një rol të duhur, por zgjidhjen janë duke dirigjuar proceset integruese regjionale.

“Mbrëmë ndoqa një debat mes ish ministrave të punëve të jashtëm të Shqipërisë në lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nga ky debat mund të kuptohet se kufijtë e shteteve me shumicë shqiptare po marrin dimensione të reja. Parimet, procedurat dhe profesionalizmi nuk po luajnë rrol të duhur, por zgjidhjen janë duke dirigjuar proceset integruese regjionale. Këtu dominues janë dhe do të jenë shtete të cilat janë një hap para në integrime. Se si do të përfundojnë kufijtë e shteteve shqiptare do të shihet ne dy deri pesë vitet në vijim”, ka shkruar Isufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat