Veseli kujton grevën e Minatorëve

Aktuale

Veseli kujton grevën e Minatorëve

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:16
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kujtuar grevën e minatorëve të Trepçës në vitin 1989.

Me anë të një postimi në Facebook, Veseli ka shkruar se zëri i minatorëve është kthyer në lëvizje gjithëpopullore kundër agresionit të Serbisë.

Postimi i Veselit në Facebook:

Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989.  29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithpopullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim. Rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat