Lista Serbe jep sinjale për votim të demarkacionit

Aktuale

Lista Serbe jep sinjale për votim të demarkacionit

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e ekzekutivit. Të njëjtit kanë abstenuar për tërheqjen e Projektligjit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, theksoi se tanimë janë sinjale të mira se marrëveshja e re ndërshtetërore do të votohet nga pjesa e madhe e deputetëve, duke përfshirë edhe Srpska-n

“Kjo ishte shenjë e mirë që ishin në mbledhje të qeverisë”, theksoi Haradinaj, duke përmendur prezencën e serbëve në mbledhjen e sotme të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat