Haradinaj: Ka argumente të mjaftueshme që deputetët ta votojnë Demarkacionin

Aktuale

Haradinaj: Ka argumente të mjaftueshme që deputetët ta votojnë Demarkacionin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:14
Ramush Haradinaj

(E plotësuar)- Pas mbledhje së Qeverisë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dal në një konferencë për media ku ka bërë të ditur se kanë tërhequr Ligjin për Demarkacionin me qëllim të inkorporimit në ligj të marrëveshjes së dy presidentëve.

“Që nesër jemi të gatshëm për seancë. Pasnesër gjithqysh do të ketë seancë, sepse s’kemi mundësi me prit më shumë. Gjasa më të vogla janë që seanca të mbahet nesër. Ne i dërgojmë parlamentit tonë për votim. Dhe raporti i Komisionit Bulliqi shkon në Kuvend dhe deklarata e dy presidentëve. Kosova voton ligjin dhe aprovon materiale tjera përcjellëse. Ndërsa sa i përket abstenimit të përfaqësuesve serbë në Qeveri për tërheqjen e projektligjit nga Kuvendi Haradinaj tha se ishte shenjë e mirë që ata ishin prezent në takimin e qeverisë. Marrëveshja është e nënshkruar nga presidenti Thaçi po nuk është e presidentit  Thaçi por është e Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj mendon se ka argumente të qëndrueshme për deputetët që të votojnë. Sipas tij fakti se marrëveshja përfshihet në ligj dhe e votojnë që parasheh korrektim mendoj se janë argumente që të votojnë.

“Kemi vendos komunikim korrekt me Malin e Zi. Meqenëse korrigjimi dhe rishikimi është gjetur në përputhje të marrëveshjes. Ne nuk e kemi bërë ratifikimin ende,  ratifikojmë ligjin duke inkorporuar marrëveshjen mes presidentëve. Dakordimi nga Mali i Zi për me u korrektu vija në këto dy drejtime nuk është bërë me dhunë, por me vullnet politik. Shkojmë me besim se e dimë ku po shkojmë”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Demarkacioni më së largu pasnesër në Kuvend (Drejtpërdrejt)

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se në Kuvend do të shkojë marrëveshja së bashku me aneks-marrëveshjen dhe me raportin e Shpejtim Bulliqit, mirëpo do të votohet vetëm marrëveshja, ndërsa pjesët shtesë do të aprovohen.

 “Me siguri seanca do të ftohet ose nesër ose pasnesër. Sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

"Ne kur i dërgojmë Parlamentit tonë për votim ligjin, por edhe dokumentet tjera përcjellëse dhe raporti i komisionit të Bulliqit, Kosova pra e voton ligjin edhe aprovon materialet tjera përcjellëse”, ka thënë ai

Ai ka thënë se marrëveshjen e ka nënshkruar Presidenti Hashim Thaçi, por ajo marrëveshje nuk është vetëm e tij, pasi në të kryeministri thotë se ka punuar edhe vetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat