Përfundon takimi i Presidentit Thaçi me ambasadorët e QUINT-it

Aktuale

Përfundon takimi i Presidentit Thaçi me ambasadorët e QUINT-it

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:53
Takimi i Thaçit me ambasadoret e Quintit

(E plotësuar)- Takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që pati me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ka përfunduar.

Ende nuk janë dhënë detaje rreth temës së këtij takimi pasi nuk pati ndonjë deklarim për media.

Ambasadorët e shteteve të Quintit takim me presidentin

Ambasadorët e shteteve të Quintit në këto momente janë në zyrën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Nuk dihet qëllimi i takimit por sipas disa burimeve nga Presidenca mësohet se ky takim po mbahet në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Përveq ambasadorëve në këtë takim po merr pjesë edhe shefja e BE-së Natalya Apostolova.

Media mëson se në takim po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës sot mban dy mbledhje, të parën në orën 10:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës, tërheqjen e projektligjit për Demarkacionin dhe një në orën 16:00 me plotësim ndryshimin e këtij ligji.

Një seancë ishte paraparë që të mbahet sot për Demarkacionin por që është shtyrë për një ditë tjetër pasi që koalicioni nuk i ka numrat. Këtë fakt e ka pranuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat