Delawie pret ratifikimin e demarkacionit këtë javë

Aktuale

Delawie pret ratifikimin e demarkacionit këtë javë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 23:12
Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se pret që marrëveshja për demarkacionin të ratifikohet këtë javë.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se ratifikimi i demarkacionit do të shënojë nisjen e dekadës së dytë të përparimit të Kosovës.

“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne presim një dekadë të radhës të përparimit që nis këtë javë me ratifikimin e demarkacionit”, shkruan diplomati amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat