Janjiq: Ndarja e Kosovës rrezik për Ballkanin

Aktuale

Janjiq: Ndarja e Kosovës rrezik për Ballkanin

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:12
Sava Janjiq

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës duke thënë se nëse do të realizohej diçka e tillë të gjithë do të ishin humbës.

“Nëse ka një zgjidhje për statusin e Kosovës, sigurisht se ajo nuk është ndarja. Të gjithë e dimë se shumica e serbëve nuk jetojnë në veri të Kosovës, por në pjesën jugore të Kosovës, e cila është kryesisht e banuar nga shqiptarët. Atje janë edhe faltoret më të rëndësishme ortodokse serbe. Kisha Serbe kundërshtoi vazhdimisht ndryshimin e kufijve të pranuar ndërkombëtarisht të Serbisë”, tha Janjiq.

Sipas tij, ndarja e Kosovës do të hapte kutinë e Pandorës dhe do të nxiste një efekt domino në të gjithë Ballkanin, me pasoja të tmerrshme për të gjithë … “Në vend të lojës me jetën e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm, zgjidhja për problemet aktuale në Kosovë duhet të kërkohet në dialog dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të inkurajohet bashkëpunimi, pajtimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe trashëgimisë …”

“Në skenarin e ndarjes të gjithë do të humbasin, kurse përfitimet do të ishin të mjerueshme”, tha Janjiq.

Edhe gazetari serb, ish drejtori i Radio Beogradit, Milivoje Mihajloviq, e quan të pakuptimtë dhe të rrezikshëm propozimi për ndarjen e Kosovës.

Ai thotë se kjo është një rrezik, që do mund të çojë në luftëra të reja.

“Mendoj se zgjidhja duhet të kërkohet në ridizjnimin e këtyre kufijve, kjo është një mënyrë për t’i afruar dy popujt, kjo nuk mund të zgjidhet me ndonjë deklaratë”, shton ai.

“Ndarja e Kosovës nuk është një rrugë e mirë, është e pakuptimtë”, thotë Mihajloviq, duke shtuar se ky ishte modeli i dy Gjermanive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat