Delawie shpreson që Demarkacioni të ratifikohet këtë javë

Aktuale

Delawie shpreson që Demarkacioni të ratifikohet këtë javë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:10
Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie po kërkon që në këtë javë të ratifikohet demarkacioni.

Këtë qëndrim ambasadori amerikan e dha në një postim në rrjetin social twitter.

Deklaratat e tilla, Delawie i dha duke komentuar festimet për 10 vjetorin e pavarësisë.

Ai i ka vlerësuar këto festime si të jashtëzakonshme.

“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne duhet të shpresojnë që avancimi i dekadës së ardhshme të fillojë këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Greg Delawie.

Çështja e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi ka bërë që qeveria të mblidhet nesër dy herë.

Projektligji për demarkacion do të procedohet në Kuvend me ankes-marrëveshjen që u arrit ndërmjet dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq.

Sipas kësaj marrëveshje dy shtetet do të angazhojnë grupe punuese që të korrigjojnë gabimet eventuale në përcaktimin e kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat