Deputeti i LDK'së me një koment interesant për idenë e Ramës për president të përbashkët

Aktuale

Deputeti i LDK'së me një koment interesant për idenë e Ramës për president të përbashkët

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:10
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur të "rrezikshme" deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që Kosova dhe Shqipëria të kenë një president të përbashkët.

“Nuk po mund ta zgjidhim me Shqipërinë problemin me patatet e lëre më të kemi një president”, është shprehur Gashi.

“Përgjigja se nëse është në rregull kjo deklaratë nuk është e thjeshtë nëse e merr parasysh gjendjen e dy shteteve”, ka thënë ai.

“Më shumë ushqen dëshirë për ndarje të Kosovës”, ka vlerësuar deputeti.

Sipas Gashit, kjo deklaratë e Ramës ka elemente të propagandës politike për konsum të brendshëm.

“Ky lloj diskursi nuk është për momentin në interes të shqiptarëve dhe mendoj se është diskutimi retorik jofrytdhënës në gjendjen që është Kosova”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat