Omani i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Aktuale

Omani i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:43
Behgjet Pacolli dhe Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot ambasadorin e Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike.

“Pranova urimet e Sulltanit të Omanit për dhjetëvjetorin e pavarësisë dhe gatishmërinë e këtij shteti për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato qeveritare. I kërkova diplomatit të Sulltanatit të Omanit, që bashkëpunimi mes dy vendeve të arrijë një nivel më të lartë, duke filluar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat