“Gjykata Speciale është në të mirën e vlerave të luftës dhe të pastrimit të krimeve”

Aktuale

“Gjykata Speciale është në të mirën e vlerave të luftës dhe të pastrimit të krimeve”

H.Orana Nga H.Orana Më 19 shkurt 2018 Në ora: 17:02
Gjykata Speciale

Në kohën kur Kosova pret të zgjidhë çështje të mëdha, pritet të ‘goditet’ edhe nga Gjykata Speciale. Me gjasë kjo gjykatë shpejtë do të filloj punën e saj me aktakuzat e para. Kjo gjykatë gjithsesi se do të sjellë ndryshime të mëdha në situatën në vend.

Image
Skender Zogaj

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj thotë se përvjetori i pavarësisë tregoi vullnetin e zjarrtë të qytetarëve të Kosovës për të qenë mirënjohës të arritjeve të vendit të tyre, edhe kur arritjet mund të jenë modeste, si në përvjetorin e 10.

“Pra klasa politike dhe shtetërore duhet të jetë në shërbim të vendit dhe të popullit, e jo të hamedet për gjëra që duhet t’i realizojë, siç është dënimi i krimeve! Kosova me forcat e veta nuk mundi të gjykonte krimet, prandaj  këtë punë do ta kryej Gjykata Speciale! Qytetaret e vendit me kënaqësi do të pranojë vendimet e Gjykatës, prandaj ata që dëshirojnë fortuna, nuk do t’a arrijnë sepse janë shumë pak dhe kësaj here nuk mund të manipulojnë me masat! Gjykata Speciale është në të mirën e vlerave të luftës dhe të pastrimit të krimeve”, thekson Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat