Fisnik Ismaili tregon pse e respektoi himnin e Kosovës në Parlament

Aktuale

Fisnik Ismaili tregon pse e respektoi himnin e Kosovës në Parlament

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:46
Fisnik Ismaili

Ngritja në këmbë e disa deputetëve të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, ngjalli shumë reagime, sidomos pasi dihej qëndrimi kundërshtues i VV-së ndaj simboleve të shtetit.

Grupi i të dorëhequrve ishin prezentë në seancë kur u intonua himni shtetëror, dhe për më tutje edhe u ngritën në këmëb. Përderisa Albin Kurti me grupin e tij, nuk ishin prezentë në sallën e seancave derisa përfundoi himni shtetëror.

Fisnik Ismaili njëri nga deputetët e VV-së që respektoi himnin e Kosovës ka një përgjigje pas akuzave se këta deputetë janën “tradhtarë”.

Ismaili këtë veprim e krahasoi me kritikat e VV-së ndaj Parlamentit në vitin 2010, dhe pastaj kishte marrë pjesë në zgjedhje duke hyrë në Parlament.

Këto reagime ai i bëri në replikën që e bëri me një komentues në rrjetet sociale.

“Shum ke për keqardhje kur ju pash në parlament tuj nejt sikur thuprat e hashes. E keni tradhtu idealin e Vetëvendosjes. Turp!”, kishte shkruar një komentus në profilin e Ismailit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat