Gani Geci: Ata që dikur me quanin tradhtar, tani po me quajnë patriot

Aktuale

Gani Geci: Ata që dikur me quanin tradhtar, tani po me quajnë patriot

Nga: N.H Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 13:11
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një postim në Facebook ka falenderuar të gjithë ata që e quajtën tradhtar e patriot.

Geci ka thënë se ata që dikur e quanin tradhtar, sot po e dekorojnë me medalje dhe mirënjohje.

"Ata që dikur me quanin tradhtar tani po me quajnë patriot dhe po me dekorojnë me medalje dhe mirënjohje", ka shkruar ndër tjerash Geci.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Unë Geni Geci i falenderoj tradhtaret që më quajtën tradhtar dhe falenderoj tradhtaret e njejt që po me quajnë patriot .

Ata që dikur me quanin tradhtar tani po me quajnë Patriot dhe po me dekorojnë me medalje dhe mirënjohje .

Tash e 20 vjet me parë une Gani Geci isha tradhtari për ata të cilit shkrunin komunikata kunder meje, kumunikata mban numrin 59 dhe sillej nëpër fshatrat e Drenicës që kudo që të takohej Gani Geci me këdo që të ishte të vritej .

Tash 20 vjet me vonë unë Gani Geci tradhtari i para 20 viteve i komunikatës nr 59 jam bërë patriot për te njëtit që nënshkruan komunikatën 

Vlen të theksohet se komunikata u kundershtuar nga Zona e Drenicës dhe nga komandanti Sami Lushtaku e te tjerë .

Tani pas 20 viteve dhe pas një serë atentatesh e pritash i plagosur dhe fal Zotit jam gjallë une jam ba Patriot po marrr dekorata e lavdata në 10 vjetorin e Pavarsisë nga të njejtit njerzë që më quajtën tradhtarë dhe dhanë urdhera dhe para për të më vrarë .

Atëhere shtrohet pyetja kush është tradhtari unë me plot dekorata nga të njejtit njerëz që me shpallen tradhtarë apo ata që shkruan komunikatën nr 59 . dhe me shpallen tradhtarë .

A është tradhtar Shaban Polluzha i vrarë apo Fadil Hoxha që e vrajti.

Te ju tham të drejtën unë nuk kam ndrru jam po ai qe kam qenë Gani Geci pa nofk pa pseodonim pa maskë.

Unë nuk kam ndrru as partinë as qëndrimin .Mendoja djathtas qëndroja djathtas dhe veproja ecja djathtas në drejtim të Romës, Berlinit, Londrës dhe Uashingtonit .

Mua më qujtën tradhtarë ata që ecnin djathtas sepse rruga ishte njëkahshe për të gjithë por vepronin dhe mendonin majtas 

Në partinë me emrin LDK - isha se bashku me Hashim Thaçin .

Ata që e lëshun LDK -në u banë patriot dhe unë tradhtari mbeta aty .

Tani cili jam unë tradhtari jam unë tradhtari i para 20 viteve i komunikatës nr 59 apo janë këta tradhtarët që shkruan dhe nënshkruan komunikatën 59 dhe po të njëjtit po me dekorojnë me Mirënjohje e Medalje .

Cili është tradhtari unë apo ata ?

Cili është tradhtar Mehdi Bardhi apo ata që rrahen Mehdi Bardhin, cili është tradhtari Gjergj Deda apo ata qe e rrahen Gjergj Deden, cili është tradhtari Agim Krasniqi apo ata qe e rrahen Agim Krasniqin 

Ata që kishin arrestuar para 20 viteve psh Gjergj Dedën ,Agim Krasniqin Veli Bytyqi e te tjerë tani janë zëvendës ministra dhe këshilltar të Presidentit. Para 20 viteve këta ishin tradhtarë dhe duhej me i rrah për tradhti ndërsa pas 20 po të njejtit u bënë patriot besa edhe këshilltar të Presidentit.

Zakonisht këshilltaret janë ma të menqur të pakten për të këshilluar paguhen . 

A thua qka tani.

A jemi ba të gjitë Tradhtar ?apo te gjith patriota ?apo Patriotat paskan qenë tradhtar ?e tradhtarët paskan qenë Patriota ?

Kam pas shtruar një pyetje në Kuvendin e Kosovës .

A është Patriot Fadil Hoxha që e vrau Shaban Polluzhen a Shaban Polluzha që u vra .

Edhe tani po e shtroj të njetën pyetje .

A ishte lufta e UÇK - së vazhdimësi e luftës se Fadil Hoxhës e Dushan Mugosges te udhëhequr nga Moska apo ishte vazhdimsi e luftes se Mithat Frasherit e Shaban

Polluzhes e Miftar Bajraktarit të udhehequr nga Ango-Amerikanet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat