Brnabiq e befasuar për të keq me deklarata e presidentit slloven për Kosovën

Aktuale

Brnabiq e befasuar për të keq me deklarata e presidentit slloven për Kosovën

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 13:09
Ana Brnabiq

Deklaratat e Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, se Sllovenia do të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës tek pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur shtetin kosovar, nuk është në frymën e marrëdhënieve miqësore të Sllovenisë me Serbinë.

Kështu ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Kjo deklaratë, sipas saj, nuk kontribuon në bashkëpunimin ose pajtimin rajonal dhe “unë nuk shoh asnjë arsye për Slloveninë që të ndërhyjë në këtë mes”, ka thënë Brnabiq.

Pahor deklarimet e tij për Kosovën dhe ndihmën sllovene i ka dhënë sa ishte në vizitë zyrtare në Kosovë, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat