DNV rekomandon të hiqet votimi me kusht

Aktuale

DNV rekomandon të hiqet votimi me kusht

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Publikohet raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve lokale 2017 i organizatës Demokracia në Veprim (DNV).

Blerta Aliu, nga kjo organizatë tha se zgjedhjet kanë qenë shumë komplekse.
“Procesi i zgjedhjeve është shumë kompleks. Ne kemi pasur të angazhuar shumë njerëz në procesin zgjedhor”, tha Aliu në RTK.

Ajo bëri me dije se raporti ka edhe rekomandime.

“Ne kemi rekomanduar të hiqet votimi me kusht, votimi në diasporë të bëhet në ambasada, kemi rekomandime edhe për komisionerë”, tha ajo.

Të gjithë qytetarët raportin mund ta marrin në ueb-faqen e DNV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat