Media e huaj vjen në Kosovë me dy flamuj, reagimet e qytetarëve të rrëqethin trupin

Aktuale

Media e huaj vjen në Kosovë me dy flamuj, reagimet e qytetarëve të rrëqethin trupin

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:02
Prishtinë

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, të shumtë kanë qenë ata që kanë diskutuar çështjen e flamurit. Për këtë, në Prishtinë ka qenë prezente dhe media e huaj “TRT World”.

Me dy flamuj në duar, atë kuq e zi të Shqipërisë dhe atë të klatër e të verdhë të Kosovës, gazetari ka pyetur qytetarët se kush është flamuri i tyre.

Mirëpo, përgjigjet  e disa prej tyre, sidomos atyre më të rriturve janë me të vërtetë rrëqethëse.

Kjo pasi ata dinë shumë mirë ta lidhin me historinë dhe me një emocion, nuk ngurojnë të tregojnë se flamuri i tyre është ai kuq e zi.

Herë – herë, disa prej tyre e marrin dhe e vendosin në zemër, të tjerë shprehen se pranojnë flamurin e kaltër e të verdhë “prej hallit”, se ashtu identifikohen.

Ndërsa në fund, gazetari thotë:

Duket sikur flamuri kuq e zi e ka historinë dhe qytetarët e Kosovës këtë kanë në zemër, ndërsa flamurin tjetër, e respektojnë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat