Dita kur do të mbahet seanca e Kuvendit për Demarkacionin

Aktuale

Dita kur do të mbahet seanca e Kuvendit për Demarkacionin

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:00
Kuvendi i Kosovës

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahet të dielën në orën 18:00, e në të cilën ishte paraparë votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi është shtyrë për një ditë tjetër.

Lidhur me shtyrjen e seancës kishte paralajmëruar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, por siç është raportuar kjo seancë do të mbahet të martën, më 20 shkurt, në orën 14:00.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar votën e saj pro ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndryshe, ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishikim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.

Haradinaj nuk u shpreh i sigurt që i kanë votat për miratim të kësaj marrëveshje, e cila pritet që të shkojë para deputetëve së bashku me aneksin e dakorduar në mes të presidentit dhe Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat