Kadaj-Bujupi: Dekada e dytë e shtetësisë duhet të jetë angazhim për një Kosovë demokratike

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Dekada e dytë e shtetësisë duhet të jetë angazhim për një Kosovë demokratike

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 21:31
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se shpallja e pavarësisë për të ishte një akt drejt jetësimit të vullnetit dhe sakrificës historike për liri.

Sipas saj, dekada e dytë e shtetësisë duhet të jetë angazhim për një Kosovë demokratike, kur inkurajohet mendimi i lirë.

Më tej ajo ka shtuar se Kosova duhet të jetë vend kur zhvillohet diversiteti shoqëror dhe ku do forcohet ekonomia drejt barazisë sociale.

“Shpallja e pavarësisë ishte për mua një akt drejt jetësimit të vullnetit dhe sakrificës historike për liri. Kurse tani dekada e dytë e shtetësisë duhet të jetë angazhim për një Kosovë demokratike, ku inkurajohet mendimi i lire,  ku zhvillohet diversiteti shoqëror dhe ku forcojmë ekonominë drejt barazisë sociale”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat