Aktori Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar një letër Ramush Haradinajt.
Ai ia ka përmendur kohën kur Haradinaj thoshte se Sulltani nuk ka mundur ta ndërrojë kufrin, e le më djali i Brojës, siç i referohej Thaçit.
“Ramush:
Thojshe s’ka mujt Sulltani e jo ma ky djali i Brojës...!?E festova 10 vjetorin e Pavarësisë me shqiptarët e Edmontonit dhe të Vankuverit, e thirra:
“kokën lartë shqiptari im, se 500 vjet e presim këtë ditë...”
e lot gëzimi derdhem për 17 Shkurtin e bekuem, që Ju z. Hashim Thaçi ( edhe pse nuk iu takonte ) e shpallet tash e 10 vjet ma parë Kosovën shtet të Pamvarun.
Por, kur t’pashë prap tue firmosë letra për humbjen e Çakorrit e tue na hedhë hi syve, thashë:
-Hej,
Ky e paska pas shpallë faqën e vet t’zezë, jo Lirinë e Kosovës.
Por
Tash nuk di Ramushi a kishte me thanë ma:
-Vallahi s’ka mujt Sulltani e jo ma ky djali i Brojës me falë tokë...!?”, ka shkruar Lajçi, përcjellë “Bota sot”.